75 Mall Live Search
12:56 / E Hënë, 17 Shkurt 2020 / indeksADMonline

​Osmani: Sot na duhet patriotizëm konstitucional

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në seancën solemne për 12- vjetorin e pavarësisë, ka kërkuar nga të zgjedhurit e popullit zotimin e tyre për të mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit të vendit tonë.

Ajo me këtë rast theksoi nevojën e një patriotizëm konstitucional nga të gjitha partitë politike për t’i dhënë shtytjen e fundit Kosovës drejt zhvillimit ekonomik, teksa u shpreh se pavarësia e Kosovës më 17 shkurt është e pakthyeshme.

Në mesin e deputetëve dhe kabinetit qeveritar, në këtë përvjetor të pavarësisë ishin dhe shumë pjesëtarë të komunitetit sportiv dhe artistik, por jo edhe nga familjet Jashari dhe Rugova.

Osmani duke kërkuar forcimin e shtetit të Kosovës, tha se sundimi i ligjit dhe mbrojtja e lirive themelore njerëzore duhet të jetë prioritet për shtetin.

“Të zotohemi sërish se do të mbrojmë çdo pëllëmbë të Kosovës tonë. Të sigurojmë pacenueshmërinë e integritetit territorial e të sovranitetit të vendit tonë. E jo që vetëm fjalët tona, por edhe veprat tona të dëshmojnë se 17 shkurti i vitit 2008 është i pakthyeshëm, i pacenueshëm dhe se Republika e Kosovës është e përhershme. Kosova nuk ka alternativë. Atë duhet ta bëjmë gjithmonë më të fortë se është mëmëdheu ynë i vetëm”, tha Osmani.

Kryetarja e Kuvendit theksoi edhe nevojën e një bashkëpunimi më të madh ndërpartiak dhe institucional.

“Sot na duhet më shumë se kurdo herë më parë një patriotizëm konstitucional. Duke u përpjekur maksimalisht që referencë e jona e përditshme të jetë Kushtetuta, ligjet dhe respekti ndaj tyre. Ndaj është i domosdoshëm bashkëpunimi i të gjithëve neve për një shtet s tabil të zhvilluar ekonomikisht të lidhur me botën demokratike dhe të sigurt për të gjitha komunitete që jetojnë në të, se Kosova është mbi të gjitha”, tha ajo.

Në 12-vjetorin e pavarësisë së shtetit, Vjosa Osmani tha se Kosova është e vendosur për t’u integruar në BE.

“Sot Kosova është e vendosur që të integrohet në bashkësinë e popujve të qytetëruar evropianë, dhe të shndërrohet në epiqendër të stabilitetit në rajon. Ne kemi dëshmuar tradicionalisht kulturë të bashkëpunimit dhe të fqinjësisë së mirë”, u shpreh Osmani.

Në këtë ditë solemne, kryetarja e Kuvendit kujtoi të gjitha ata që kanë sakrifikuar për lirinë dhe pavarësi.

“Më lejoni, prandaj, që në këtë ditë të veçante për qytetarët dhe instit ucionet tona, t’ju ftoj që së bashku t’i kujtojmë bijat e bijtë e këtij vendi, të cilët, të bindur fort se liria është e arritshme, nuk reshtën së punuari për dhjetëvjetësha të tërë për ta jetësuar Republikën tonë; t’i kujtojmë me mall e respekt gjithë brezat që punuan për lirinë e vendit dhe pavarësinë e tij; ta kujtojmë para së gjithash ideatorin e projektuesin e pavarësisë së vendit, arkitektin e shtetit të Kosovës, atin themelues, dr. Ibrahim Rugovën, ikonën e përbashkët të lirisë, njeriun e dijeve, liderin shpirtëror të shqiptarëve, i cili politikës ia dha dimensionin më të çmueshëm të saj, dimensionin human; t’i kujtojmë po kështu heronjtë tanë, të cilët lirinë e vendit e patën ideal jetësor, komandantin e Ushtrisë Çlirimtare, Adem Jasharin, familjen Jashari, e cila u sakrifikua për lirinë e vendit, të gjithë dëshmorët e heronjtë, të pagjeturit, martirët e shumtë, përfshirë gra, fëmijë e pleq, s i dhe gjithë njerëzit e mirë të këtij vendi, të cilët sakrifikuan çdo gjë për lirinë e vendit të tyre”, tha ajo.

Kryeparlmentarja Osmani mes tjerash ka vlerësuar rolin sportistëve dhe artistëve në avancimin dhe përmirësimin e imazhit të Kosovës. Në të njëjtën sallë të Kuvendit, më 17 shkurt 2008 Kosova ka shpallur pavarësinë e sa