75 Mall Live Search
23:56 / E Martë, 18 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Klopp kërcënon Atleticon: Shihemi në Anfield

Liverpooli u mposht nga Atletico Madrid në “Wanda Metropolitano” me rezultat 2-1 në ndeshjen e fazës së 1/8 të Ligës së Kampionëve.

Trajneri i “Reds”, Jurgen Klopp ka thënë se Atletico u mbrojt por ka paralajmëruar madrilenët që asgjë nuk ka përfunduar.

Ne dështuam në fazën e fundit. Ata u mbrojtën me gjithçka që kishin – mbrojtja e tyre në zonë ishte e pabesueshme”, u shpreh Klopp.

Mirë se vini në ‘Anfield’. Nuk ka mbaruar ende”, ka shtuar gjermani.

Ndeshja e kthimit zhvillohet me 11 mars në Anfield. /IndeksOnline/