Miratohet Këshilli Organizativ për shënimin e Epopesë së UÇK-së

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës që është duke u mbajtur pa asnjë votë kundër, është miratuar Këshilli Organizativ për Shënimin e Epopesë së UÇK-së.
Kryeministri Kurti bëri të ditur edhe anëtarët e këtij këshilli që sipas tij do të përben nga:
Zëvendëskryeministri i dytë, Haki Abazi
Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni
Përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit dhe nga Komuna e Skenderajt
Përfaqësues nga MKRS
Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Diasporës
Përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme
Përfaqësues nga Familja Jashari dhe Zyra e Presidentit, Kuvendi dhe organizatat e dala nga lufta, nga Asociacioni i Komunave dhe OJQ