Vëllai i Agim Veliut i reagon Bulliqit: Kot e ki, zgjedhjet i fiton Nexhi

Një ditë pasi kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka akuzuar djemtë e ish kryetarit Agim Veliut për propagandë kundër tij, ka ardhur reagimi i vëllait të Agimit. Sami Veliu i ka kërkuar Bulliqit që të tregoi publikisht se çfarë pushteti kanë djemtë e Agim Veliut në Podujevë. Çfarë pozitash mbajnë, cilat dikastere të qeverisë lokale i udhëheqin dhe për cilat pozita janë kandiduar? Vëllai i Agim Veliut, Samia i ka thënë Bulliqit që garën e ki të humbur dhe se kryetar i Podujevës pa asnjë dyshim do të bëhet Nexhmi Rudari.
“Është mirë që Bulliqi të tregoj publikisht se çfarë pushteti kanë djemtë e Agim Veliut në Podujevë. Çfarë pozitash mbajnë, cilat dikastere të qeverisë lokale i udhëheqin dhe për cilat pozita janë kandiduar? Me sa e di unë në Podujevë po mbahen zgjedhjet lokale për kryetar të komunës dhe kandidat të nominuar janë tre. Nexhmi Rudari i cili sigurt do ti fitoj zgjedhjet, Bulliqi e Naim Fetahu të cilët garën do ta bëjnë interesante po sigurt do ti humbin zgjedhjet. Pra asnjëri nga kandidatët e propozuar nuk janë djemtë e Agim Veliut”, është statusi i Sami Veliut.

