Në fustanin e ngushtë, Kim Kardashian thekson linjat trupore
Kim Kardashian është një emër shumë i njohur për miliona fansa qëe përcjellin atë hap pas hapi.
39-vjeçarja ishte prezente të Mërkurën mbrëma në eventin e David Letterman, “My Next Guest Needs No Introduction”, në Los Angeles, transmeton Indeksonline.
Zeshkanja Kardashian ishte e veshur me një fustan të verdhë, të ngushtë, i cili më së miri ja theksonte linjat trupore.
Edhe në këtë event, ajo mori gjithë vëmendjen me linjat e saj të ‘përthyera’ trupore për të cilat ka arritur të ndiqet nga qindra miliona fansa nga e gjithë bota. /Indeksonline/