“Vaki Kardashiane”, Kendall në lidhje me ish-in e motrës së saj Kourtney?
Sipas kodit (jozyrtar) të vajzave, motra jote nuk duhet të dalë me ish-in tënd, nëse ti nuk je e pranishme. Nëse ndodh ndryshe, a nuk tingëllon si diçka e çuditshme? Epo, në familjen Kardashian gjithçka mund të ndodhë.
Fundjavën e kaluar, Kendall Jenner u pa në shoqërinë e modelit Luka Sabbat, i cili nëse ju kujtohet, është ish i dashuri i Kourtney Kardashian. Kourtney dhe Luka u ndanë në 2018-ën, pas një romance të shkurtër.
Rikthehemi te çështja në fjalë. Pasi Kendall sfiloi për Burberry-n gjatë javës së modës në Londër, ajo dhe Luka morën pjesë në after-party-n e markës së famshme. Gjërat dukeshin normale, derisa Kendall postoi këtë foto në foto në rrjetet sociale.
Ah, modelja postoi edhe një foto tjetër të Luka-s në Instastory.
Prej disa vitesh, Kendall dhe Luka janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, në evente të ndryshme.
Por kësaj radhe fotot janë paksa të çuditshme, sepse ata duken shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Megjithatë, duhet të theksojmë që Kendall aktualisht është rikthyer me Ben Simmons. Mbase nuk ka asgjë më shumë sesa thjesht miqësi mes modeles dhe ish-it të motrës së saj. Ku i dihet!