21:51 / E Enjte, 20 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Futbollisti spanjoll transferohet në qytetin ku filloi Corona virusi

Tifozët e futbollit kanë mbetur të befasuar me zgjidhjen e futbollistit të Sevillas, Daniel Carrico i cili u transferua te skuadra  Wuhan Zall.

Kjo skuadar është në qytetin ku edhe filloi Corona virusi, i cili la të vdekur më shumë se 2.000 njerëz.

Mirëpo kjo gjë duket se nuk e ka ndalur futbollistin të bashkohet me klubin e ri.

Por 31 vjeçari nuk do të udhëtojë për në Kinë deri sa të kalojë epidemia pasi që po ashtu të gjitha ndeshjet në këtë vend edhe janë shtyrë./Indeksonline/.