Sulmohet fizikisht inspektori i KRU “Prishtina”
Sot në orën 12:30, në fshatin Konjuh të komunës së Lipjanit, përgjatë kryerjes së detyrave të tij të punës në identifikimin e kyçjeve ilegale në rrjetin e ujësjellësit, wshtw sulmuar fizikisht inspektori i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” , me inicialet F.J.
Duke i zënë në flagrancë keqpërdoruesit e ujit, punëtorët e KRU “Prishtina” janë sulmuar fizikisht nga persona të papërgjegjshëm.
Personi që e sulmoi inspektorin e kompanisë u zu në flagrancë në kyçje ilegale.
Rastin e kanë marrë përsipër organet kompetente, Policia e Republikës së Kosovës derisa, punëtori i sulmuar ka marrë lëndime dhe është dërguar në emergjencë.