Albin Kurti merr një vendim për të gjithë ministrat e tij
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë me dije ministrave të kabinetit të tij që marrëveshjet apo projektet, të mos implementohen e publikohen pa miratimin e tij.
Këtë njoftim, Kurti e ka bërë përmes një shkrese zyrtare ndërsa të njejtin mesazh, ua ka dërguar edhe agjencive, departamenteve dhe dikastereve të ministrive, shkruan Gazeta Insajderi.