75 Mall Live Search
22:24 / E Premte, 21 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Cilësohet si gjyqtari më i mirë në Kosovë, por Genc Nuza sot bëri dy gabime të mëdha

Sot Drita është përballur me skuadrën e Vushtrrisë e ku ka arritur të dal me fitore.

Mirëpo ai që u përfol pas kësaj ndeshje ishte gjyqtari Genc Nuza, i cili po cilësohet se ka bërë dy gabime të mëdha në këtë ndeshje.

Një nga këto gabime sipas cilësimeve ishte mos ndëshkimi me karton të kuq i portierit të Dritës, Darko Tofiloski i cili bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj kundërshtarit por mori  vetëm kartonin e verdhë.

Kurse gabim tjetër po cilësohet goli i anuluar pasi që futbollisti i Vushtrrisë ishte në mur e Nuza nuk u tregua i vëmendshëm para gjuajtjes që të ja tërhiqte vëmendjen.

Por se a kanë qenë këto njëmend gabime apo vendime të drejta ende nuk është vlerësuar nga ekspertë të kësaj fushe./Indeksonline/.