“Bahtiri Show”, mban mbledhje në orët e mbrëmjes me drejtorët e komunës
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka mbajtur një mbledhje në mbrëmje me drejtorët e komunës.
Fillimisht u raportua se pritej të kishte shkarkime të drejtorëve, por Bahtiri kishte thirrur një mbledhje për një arsye tjetër, transmeton Indeksonline.
Siç raporton faqja e komunës, në këtë mbledhje janë caktuar detyrat për secilin drejtorë lidhur me planet e punës tremujorë.
“Ka përfunduar takimi i kryetarit të komunës, Agim Bahtiri, nënkryetarit Faruk Mujka dhe drejtorëve të drejtorive komunale. Në këtë takim janë përcaktuar detyrat për secilin drejtorë lidhur me planet e punës tremujore të tyre.”, thuhet në njoftimin e Komunës në Facebook./Indeksonline/