75 Mall Live Search
22:32 / E Shtunë, 22 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Vajza 8-vjeçare e Beyonce drejt hapave të saj, fiton çmimin e madh

Blue Ivy Carter është zyrtarisht fituese e një çmimi.

Në darkën e “NAACP Image Awards”,  8-vjecarja fitoi një çmim për kontributin e saj në këngën “Brown Skin Girl”, shkruan Indeksonline.

Blu, në këngë këndon disa rreshta, në bashkëpunim me Beyoncé, Wizkid dhe Saint Jhn.

Beyonce gjithashtu fitoi gjashtë çmime.

Darka e “NAACP Image Awards”, u zhvillua një natë para ceremonisë kryesore.

Një burim i “People” tha se Beyonce është një nënë fantastike.

Më tutje burimi tha se mund të duket se karriera e saj është në rend të parë, por jo. Karriera e saj është gjithmonë e dyta, fëmijët janë përparësia e saj./Indeksonline/