Kompania Ujësjellësi “Prishtina”, kërkon të furnizohet me qumësht, ja sa para ka ndarë për tender
Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” Sh.A, ka bërë njoftimin për tenderin e radhës.
Këtë herë, kjo kompani ka kërkuar që të furnizohet me qumësht, shkruan Indeksonline.
Vlera e parashikuar e kontratës që kjo kompani ka ofruar për operatorët ekonomik nuk është e vogël, është hiç më pak se 10.000 euro.
Sasia e qumështit, sipas njoftimit për kontratë është për 10.000 litra.
Tutje, bëhet me dije se periudha e vlefshmërisë së tenderit është për 60 ditë.
Hapja e tenderëve do të bëhet më 11.03.2020. /Indeksonline/