Nis evidentimi dhe rrënimi i pjesëve të ndërtuara pa leje, në Prishtinë

Përmes një postimi të bërë në Facebook, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se ka nisur rrënimi i pjesëve që nuk janë respektuar nga palët.
Ai madje u bëri thirrje investitorëve që të respektojnë lejet e ndërtimit, sepse në të kundërtën rrënimi është i pashmangshëm, përcjell Indeksonline.
Ky është postimi i Ahmetit:
Lejet e ndërtimit duhet të respektohen!
Drejtoria e Inspeksionit ka evidentuar tejkalime të lejeve ndërtimore në dy raste të ngjashme në rr. “Musa Tolaj”.
Me kohë janë ndërmarrë të gjitha veprimet nga inspektorët përgjegjës, që nga vendimet e ndërprerjes e deri te vendimet e rrënimit e që nuk janë respektuar nga palët.
Sot ka filluar rrënimi i pjesëve të ndërtuara pa leje, në të dyja rastet në të njëjtën kohë.
U bëjmë thirrje të gjithë investitorëve që të respektojnë në tërësi lejet ndërtimore, sepse në të kundërtën, rrënimi është i pashmangshëm!



