75 Mall Live Search
23:23 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Deputetja e PDK-së kritikon Kurtin: Nuk tha asgjë që nuk dihej

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për dokumentet që ai publikoi sot lidhur me “marrëveshjen sekrete” të presidentit Hashim Thaçi, për kohën kur ai ishte kryeministër më 2013, me Andres Fogh Rasmussen, ish-sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s.

Musliu-Shoshi, përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, u shpreh se kryeministri Kurti ngriti në publik një çështje që nuk ka asnjë argument kushtetues dhe ligjor.

“Dokumentin të cilin e publikoi sot, Albin Kurti e cilësoi si marrëveshje sekrete. Komunikimi i tij me publikun mbështetej në një opinion të zyrës ligjore së tij. Pa asnjë argument kushtetues dhe ligjor.  Kryeministri duhet të informohet saktë se shkresat e publikuara, nuk i përmbushin kërkesat nga Ligji Nr. 03/L-178 për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë. Dokumenti i publikuar, nuk ka qenë i klasifikuar”, ka thënë deputetja e PDK-së.

Ajo ka thënë se “botërisht dihet që mandati i FSK-së, është i lidhur me mandatin e NATO-s në Kosovë”, teksa ka shtuar se shkresat e publikuara nga Kurti “nuk përmbajnë asnjë shënim zyrtar të autoritetit të klasifikimit, nivelin dhe datën e klasifikimit”.

“Ai sot nuk tha asgjë tjetër, përveç asaj që dihej”, nënvizoi Musliu-Shoshi.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti ka thënë sot se është në dorën e deputetëve të Kuvendit lidhur me hapat e mëtutjeshëm që ata do t’i ndërmarrin në lidhje me ma