23:56 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Pas ndarjes nga Jonida, Romeo në krahët e një këngëtareje tjetër?

Këtë herë në emisionin “Treshat” ishte e ftuar këngëtarja Samanta Karavella, e cila edhe ka folur lidhur me jetën e saj dhe karrierën.

Pas intervistës, Samanta ka marrë pjesë në skeçin me dy binjakët, Romeo dhe Donald Veshaj, të cilët për këtë herë ishin regjisorët e klipit të saj të ri.

Në “klip” ka marrë pjesë edhe Romeo, që luante rolin e balerinit dhe kërcente me Samantën.

Të dy kanë kërcyer në krahët e njëri-tjetrit, duke marrë edhe poza intime.

Ndërkohë Samanta ende nuk ka bërë publike ndonjë lidhje të saj romantike, Romeo nga ana tjetër së fundmi është ndarë nga këngëtarja Jonida Maliqi.