75 Mall Live Search
17:12 / E Enjte, 27 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Arrestohet 20-vjeçari, i cili e sulmoi Xhelal Sveçlën

Sot në një lokal të “Kafet e Vogla” në Prishtinë, është sulmuar fizikisht zv/ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Indeksonline ishte në vendin e ngjarjes, ku edhe ka raportuar ekskluzivisht në lidhje me këtë.

Daut Hoxha nga Policia e Kosovës e ka konfirmuar ngjarjen, ku tha se personi i dyshuar është arrestuar.

Personi i cili e ka sulmuar një person të moshes së re dhe Sveçlën është 20-vjeçar.

“Me datë 27.02.2020 në ora 15:54 min.  Policia ka pranuar informacionin se ne rrugën “Fehmi Agani” te një lokal është një rrahje në progres, njesia policore ka dal menjëher në vend të ngjarjes , ku edhe kanë hasur në personin e dyshuar (viti i lindjes 2000), i cili dyshohet se ka sulmuar një person të moshes së re. Pas ketij sulmi disa persona/qytetarë të cilet kanë qenë afër lokacionit të incidentit kanë intervenuar që ta ndalojn këtë sulm. Raportohet se viktima është larguar nga vendi i ngjarjes dhe Policia është në proces te mbledhjes se të gjitha informacioneve relevante lidhur me kete rast. Pas raportimeve shtese do te njoftoheni per detajet tjera”, ka thënë Daut Hoxha./Indeksonline/