9 vjet që nga albumi i parë, Jessie J paralajmëron projekte të reja

Para 9 vjetëve, Jessie J, kishte promovuar albumin e saj të parë “Who you are”.
Këngëtarja e njohur i falënderoi fansat për të gjithë mbështetjen dhe dashurinë që i dhanë, shkruan Indeksonline.
Ajo më tej paralajmëroi projekte të reja.
“9 vjet më parë promovova albumin tim të parë “Who you are”, Faleminderit që besuat në mua. Jam shumë mirënjohëse për 9 vjetët e fundit, për mbështetjen dhe dashurinë tuaj të vazhdueshme. Jam pak e hutuar. Ajo që di është që duhet të lëkundem dhe të bëj muzikë”, ka thënë Jessie.
“Who you are” u lëshua, më 28 shkurt të vitit 2011 nga Lava Records, Island Records dhe Universal Republic Records./Indeksonline/