75 Mall Live Search
23:41 / E Shtunë, 29 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Arbër Hajdari tregon si do i menaxhojë qeveria shqiptare fondet që u mblodhën për tërmetin

I ftuar në TV Ora ka qenë Arbër Hajdari, drejtori i “Fundjavë Ndryshe”, ku ka treguar se si do funksionojë me fondet që janë mbledhur për tërmetin.

‘Fundjavë Ndryshe’ mblodhi 2 milionë dollarë për të kontribuar.

“Qeveria shqiptare ka krijuar një komitet të rindërtimit ku unë jam një prej antarëve si palë interesi për të kontribuar për tërmetin. Në i kemi grumbulluar rreth 2 milion dollarë. Është një fond që është grumbulluar për një javë, ditët e para të tërmetit. Janë rreth 60 mijë donatorë shqiptarë dhe të huaj. Mendoj që qeveria ka hartuar një master plan, koordinim, është një projekt që nuk mund të realizohet për një javë, as për dy javë pasi janë shumë zona të reja. Besoj se e kanë menaxhuar mirë pjesën e dytë të ndeshjes që është kjo tani dhe pjesën e tretë të ndeshjes, besoj se do e realizojnë akoma më mirë për të vetmen arsye sepse mendoj që pjesë e tryezës së komitet të rindërtimit janë disa njerëz ku mendoj se do bëj pjesë dhe unë që nuk do të ketë tolerime nëse shohim apo dëgjojmë diçka.”, u shprehë Arbër Hajdari.