Besart Berisha i pa krahasushëm, shënon dy gola me skuadrën e Western United

Futbollisti kosovar, Besart Berisha ka bërë paraqitje fantastike në ndeshjen e sotme kundër skuadrës Centrar Coast Mariners.
Berisha arriti të shënoj që në minutën e 9’ pas një asistimi nga Diamanti, e në fitoren me rezultat 6-2 për skuadrën e Western United, Besarti shënoi edhe një herë tjetër.
Besarti arriti të shënoj edhe në minutën e 89’ pas një asistimi fantastik nga Risdon.
Besart Berisha deri më tani në paraqitjet e tij në skaudrën australiane ka arritur të shënoj 12 gola në 18 paraqitje./IndeksOnline/.