75 Mall Live Search
16:56 / E Diele, 01 Mars 2020 / indeksADMonline

United i pa fuqishëm ndaj Evertonit, Wolves mposht Tottenhamin e Mourinhos

Manchester United ka barazuar me rezultat 1-1 si mysafir i Evertonit në ndeshjen e xhiros së 28-të të Premierligës.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Calvert-Lewin në minutën e tretë të ndeshjes, pas një gabimi amatoresk të De Geasshkruan Indeksonline.

Rezultatin e barazoi Bruno Fernandez në minutën e 31-të, por kjo ishte e gjitha që mund të bënin lojtarët e Solskjaer.


Në ndeshjen tjetër, Wolves ka fituar si mysafir i Tottenhamit me rezultat 2-3.

Golat për skuadrën e Mourinhos i shënuan Bergwijn (13′) dhe Aurier (45′).

Ndërsa për mysafirët shënuan Doherty (27′), Jota (57′) dhe Jimenez (73′).


Manchester United është në pozitën e pestë me 42 pikë, aq sa ka edhe Wolves një pozitë më poshtë, derisa Tottenham bie në vendin e shtatë me 40 pikë. /IndeksOnline/