75 Mall Live Search
17:06 / E Diele, 01 Mars 2020 / indeksADMonline

​Festivali i Berlinit, triumfon regjisori iranian

Regjisori disident iranian, Mohammad Rasoulof, fitoi çmimin e madh të festivalit të filmit në Berlin për “There Is No Evil”, një vepër kritike për dënimin me vdekje në vendin e tij.

48-vjeçari Rasoulof, e ka të ndaluar të dalë nga Irani dhe nuk mundi ta merrte personalisht çmimin.

Në emër të tij, çmimin e mori producenti Farzad Pak, i cili falënderoi kastin e mrekullueshëm që kishte vënë në rrezik jetët për të qenë pjesë e filmit.

Filmi tregon katër histori të ndara për dënimin me vdekje në Iran, nga ajo e një ekzekutuesi e deri tek familjet e viktimave. Ekspertët e kanë quajtur filmin e Rasoulof, deklaratën më të hapur kritike të deritanishme.

Rasoulof ishte dënuar me një vit burg për sulm ndaj shtetit dhe i ishte ndaluar për jetë bërja e filmave.

Me çmime të tjera u vlerësuan drama e Abordtit të Eliza Hittman, “Never Rarely Sometimes Always”, ndërsa çmimet si aktorë më të mirë i morën Paula Beer dhe Elio Germano./tch