75 Mall Live Search
21:35 / E Diele, 01 Mars 2020 / indeksADMonline

Pamje/Gjaku i kafshëve nga një mishtore, duke rrjedhur në lumin e fshatit Pasjak

Ndotja e ambientit nga faktori njeri, vazhdon të jetë një dukuri shqetësuese.

Kjo jo vetëm që prish bukurinë dhe pejsazhin, por edhe është rrezik për vet qytetarët dhe gjallesat e tjera.

Në rrjetin social Facebook, po qarkullon një video, ku në fshatin Pasjak që kalon lumi, shihet nga një përrockë, duke rrjedhur gjak, i cili përzihet bashkë me ujin, përcjellë Indeksonline.

Madje, thuhet se ky gjak është i kafshëve të cilat theren një mishtore në afërsi të këtij vendi./Indeksonline