Tiranë, gjendet e vdekur një vajzë gjermane

Një vajzë e re është gjetur e pajetë në banesën e saj, në Tiranë.
Policia bën me dije rreth orës 21:21 të kësaj të diele, në rrugën e “Elbasanit” në banesën e saj është gjetur e pa jetë një shtetase gjermane, rreth 30 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, teksa hetimet janë në vijim.