75 Mall Live Search
10:56 / E Hënë, 02 Mars 2020 / indeksADMonline

Justin Bieber feston ditëlindjen e 26-të, gruaja e tij ka një urim të veçantë

Këngëtari i njohur kanadez Justin Bieber, gëzon një famë të madhe në të gjithë botën, falë muzikës që ai sjellë për publikun.

Por ai jo gjithmonë është përfolur vetëm për muzikën, pasi shpesh herë ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për shkak të jetës së tij private, shkruan Indeksonline.

Fillimisht ai ishte në fokus të mediave për shkak të lidhjes së tij me këngëtaren Selena Gomez, me të cilën pastaj i ndanë rrugët.

Tashmë që nga viti 2018, ai është i martuar me modelen Hailey Rhode Bieber.

Madje kjo e fundit e ka uruar për ditëlindjen e këngëtarit, i cili ka mbushur 26 vite.

Ajo ka zgjedhur që me disa imazhe të tyre të bukura, ta uroj atë përmes llogarisë së saj në Instagram.

“Urime ditëlindjen shoku im më i mirë. Faleminderit që më buzëqeshë çdo ditë.. Të dua!” , ka shkruar ajo në mbishkrimin dedikuar burrit të saj. /Indeksonline/