75 Mall Live Search
11:10 / E Hënë, 02 Mars 2020 / indeksADMonline

Kurti në Kuvend, para seancës së jashtëzakonshme për taksën

Kryeministri Albin Kurti ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës, para fillimit të seancës së jashtëzakonshme, në lidhje me paralajmërimin për heqjen e tarifës 100% për mallrat nga Serbia.

Seanca pritet të fillojë në ora 11:00 e iniciuar nga Grupi Parlamentar i AAK-së, si dhe me mbështetje të partive tjera opozitare ku do të diskutohet mbi taksën 100% mbi produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj nuk e ka përjashtuar mundësinë që edhe me protesta ta kundërshtojë heqjen e taksës, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të jetë prezent në seancën e sotme që mbahet për taksën.