75 Mall Live Search
13:57 / E Hënë, 02 Mars 2020 / indeksADMonline

Cakaj: Edhe një lajm fantastik për Shqipërinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj u deklarua lidhur me raportin e publikuar nga Komisioni Evropian për Shqipërinë, ku rekomandohet hapja e pakushtëzuar e negociatave për anëtarësim në BE.

Cakaj tha se ky është lajm fantastik për Shqipërinë dhe se menjëherë do të filloj fushata e komunikimit politik e diplomatik me vendet anëtare për t’i bindur për nevojën e hapjes se negociatave për anëtarësim me Shqipërinë, transmeton Indeksonline.

Ministri Cakaj deklaroi se Shqipëria do të vazhdojë punën e saj të pakursyer në reformat rrënjësore e në drejtim të BE-së.

Postimi i plotë:

Edhe një lajm fantastik për Shqipërinë ?…

Komisioni Evropian tashmë ka publikuar raportin për Shqipërinë që rekomandon edhe njëherë çeljen e pakushtëzuar dhe të menjëhershme të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian ?????!

Ne do të fillojmë menjëherë një fushatë komunikimi politike e diplomatike me vendet anëtare për t’i bindur për nevojën e çeljes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë ?!

Sot, Ministri i Jashtëm Kroat, z. Gordan Grliç-Radman, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë, edhe njëherë konfirmoi se Kroacia si Presidencë e Këshillit të BE-së do të bëjë gjithçka sa është e mundur për ta mbështetur Shqipërinë në arritjen e aspiratës historike të fillimit të procesit të bisedimeve për anëtarësim ??????!

Shqipëria do të vazhdojë punën e saj të pakursyer në reformat rrënjësore e në drejtim të Bashkimit Evropian?…