Keqi: Ende nuk e kemi kaluar rrezikun, kemi edhe 13 ndeshje

Flamurtari ka shënuat fitore të madhe në luftën për mbijetesë në Superligë.
Skuadra nga Prishtina ka mposhtur Vushtrrinë me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së 20-të.
Trajneri i kuqezinjve, Sunaj Keqi ka thënë se aktualisht asgjë nuk është e sigurt, pasi që Superliga ka edhe shumë ndeshje.
“Asnjë ndeshje nuk është e lehtë pa marr parasysh kundërshtarin, i kemi hy kësaj pune të shkojmë ndeshje për ndeshje, shënuam dy gola të shpejtë si gjindshmëri”, ka thënë Keqi për SS pas ndeshjes.
“Me pjesën e dytë nuk jam i kënaqur. Është mërit edhe e portierit Nika pasi që nuk pranuam gol”.
“Jemi dal nga zona e kuqe por ende jemi aty, pas tri ditëve do të luajmë në Skenderaj, kanë mbetur edhe 13 ndeshje por do të luftojmë deri në fund”, tha ndër të tjerash trajneri i Flamurtarit.
Flamurtari tashmë është në vendin e tetë me 25 pikë, një më shumë se Drenica. /IndeksOnline/