75 Mall Live Search
07:49 / E Martë, 03 Mars 2020 / indeksADMonline

Lansohet platforma online për financimin publik të OSHC-ve

Zyra për Qeverisje të Mirë sot lanson platformën online për financimin publik të OSHC-ve.

Lansimi bëhet gjatë një konference që do të mbahet në objektin e Qeverisë së Kosovës.

“Lansimi i platformës tregon përkushtimin e Qeverisë për të përmirësuar transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve publike si dhe krijimin e besimit të ndërsjellë midis shoqërisë civile dhe institucioneve publike. Platforma do të iu mundësojë qytetarëve, publikut të gjerë dhe mediave që të monitorojnë shpenzimin e fondeve publike për OShC-të dhe të kontribuojnë në respektimin e parimeve themelore të menaxhimit të mirëfilltë financiar në të gjitha organizatat buxhetore”, thuhet në njoftim.