75 Mall Live Search
10:27 / E Martë, 03 Mars 2020 / indeksADMonline

Balia në terren, realizon një projekt të premtuar

Bali Muharremaj sot ka dalur në terren.

I pari i Suharekës në orët e para të mëngjesit ka vizituar fshatin Reçan.

Sot ka filluar implementimi i projektit për zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit në Reqan.

“Sot filloi zgjerimi i rrjetit të ujësjellësit edhe në Reqan.

Në bashkëpunim me organizatën e CDI-së e cila po implemton projektin e financuar nga Qeveria Zvicerrane dhe Qeveria e Kosovës, do të vazhdoj realizimi i projektit edhe në këtë pjesë.

Puna vazhdon” shkruan Muharremaj në njoftim./Indeksonline/