75 Mall Live Search
11:30 / E Martë, 03 Mars 2020 / indeksADMonline

Nëna e Cristiano Ronaldos pëson sulm në tru

Dolores Aveiro, nëna e Cristiano Ronaldo, ka pësuar sulm në tru në orët e para të mëngjesit. Ajo është pranuar në Spitalin Doctor Nelio të Mendonça de Funchal (Portugali).

Dolores është në kujdes intensiv dhe sipas informacioneve të para, gjendja e saj është stabilizuar.

Ronaldo është informuar për situatën dhe thuhet se ka marrë menjëherë rrugën për Portugali.

Mbetet të shihet nëse gjendja e nënës së tij do të ndikojë në mungesën e Ronaldos në ndeshjen e nesërme ndaj Milanit./Indeksonline/