75 Mall Live Search
15:56 / E Martë, 03 Mars 2020 / indeksADMonline

Nitaj, Kurtit: Malli i shpisë nuk nxirret në aksham pazar!

Muharrem Nitaj i AAK-së e ka quajtur heqjen e taksës si dorëzim pa hyrë në betejë.

Ish-deputeti ka thënë se Albin Kurti duhet ta kuptojë se malli i shpisë nuk nxirret në aksham pazar.

“Taksa sot eshte nje aset ne duart e Qeverise se Kosoves dhe kjo Qeveri duhet ta shfrytezoje ate me shume nikoqirllek dhe po per interes te Kosoves. Vullneti i mire ndaj atij qe nuk ta njeh kete vullnet as sot as n’mot, eshte budallaki.

Shfrytezimi i ketij aseti pa nje kundervlere, qe ne momentin aktual mbase do te mund te ishte Njohja e Kosoves, eshte dorezim pa hyre ne beteje!
Prandaj heqja dore prej takses sot, eshte e parakohshme dhe pa pike hajri!
Qendrimin e Aleances une e shoh si ndihmese per Qeverine Kurti, duke ia kujtuar asaj se “malli i shpise nuk nxirret ne aksham pazar”! Eshte per keqardhje nese ata e marrin ndryshe!
Ka nje trend ne shoqerine kosovare se me heqjen e takses do te shpetojme te gjithe, por e verteta eshte se tek atehere mund te futemi ne gershere!
Kosova ka bere plot koncesione deri sot duke filluar nga fusnota e pas, por Serbia nuk ka ndryshuar. Eshte po ajo e njejta qe po na godet perdite, sic beri edhe sot!
Nderrojeni logjiken e hapave “priteni ndryshimin e saj, e mandej jepni cka mund t’i ipet” shkruan Nitaj në njoftim./Indeksonline/