75 Mall Live Search
18:35 / E Martë, 03 Mars 2020 / indeksADMonline

Kurti e Haradinaj qetësojnë gjakrat, shijojnë verë të kuqe e bisedojnë kokë me kokë

Kryeministri I Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj siç duket i kanë përmirësuar sado pak raportet mes vete, shkruan IndeksOnline.

Ata janë parë së bashku duke pirë verë me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare të Republikës së Bullgarisë, i cili është organizuar nga Ambasada Bullgare në Prishtinë.

Kujtojmë se i pari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Haradinaj është kundër vendimit të Kurtit që taksa 100 % të zëvendësohet me reciprocitet.

Madje, shumë herë Haradinaj e ka quajtur kryeministrin Kurti edhe mashtrues ordiner.

Por në këtë event janë parë më miqësorë me njëri tjetrin./IndeksOnline/