75 Mall Live Search
18:46 / E Martë, 03 Mars 2020 / indeksADMonline

“Kosova është më mirë, kur Haradinaj e Kurti janë bashkë”

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ish-kreu i qeverisë njëherit kryetar i AAK-së Ramush Haradinaj, pavarësisht luftës së ashpër verbale kundër heqjes së taksës ndaj produkteve serbe, janë parë sonte të afërt me njëri-tjetrin.

Është Ambasada Bullgare ajo që ka bërë bashkë personalitete të ndryshme të vendit, ndërsa s’munguan as Kurti e Haradinaj, madje këta të dy po e ndajnë të njëjtën tavolinë.

E, Indeksonline ka kapur momentin kur të dy, janë duke biseduar e shihen të relaksuar duke shijuar verë të kuqe.

Ndërsa, këto imazhe dhe ky gjest i Kurtit e Haradinajt, ra në sytë e ish-deputetit të AAK-së dhe biznesmenit kosovar, Gani Dreshaj.

Në llogarinë Facebook, Dreshaj ka ndarë këto imazhe, derisa ka shkruar:

“Kosova është më mirë, kur ju jeni bashkë”.

Kujtojmë që ish-deputeti nga Istogu, vazhdimisht ka bërë thirrje për unitet në skenën politike kosovare, duke pasur gjithmonë qëndrime të ndryshme nga të tjerët. Madje ai edhe sa ishte pjesë e legjislaturës së kaluar, asnjëherë s’ka përdorur gjuhë të urrejtjes./Indeksonline