Milani arrin në Torino, mund të kthehet pa luajtur me Juventusin

Orë të ethshme sa i përket prag ndeshjes Juventus-Milan, pasi nga krerët e Prefekturës së Piemontes filtron një lajm se gjysmëfinalja e Kupës së Italisë mund të shtyhet.
“Juventusi respekton çdo vendim të autoriteteve, shëndeti publik është prioriteti i klubit”.
Kështu ishte shprehur Claudio Albanese, shefi i komunikimit të klubit bardhezi përpara konferencës së prezantimit të Juventus-Milan, ndeshje që ishte parashikuar për të mërkurën me dyer të hapura dhe disa kufizime: ndalimi i hyrjes në stadium vetëm për rezidentët në Lombardi, Veneto dhe Emilia Romania, përveç atyre që jetojnë në Savona dhe Pesaro-Urbino.
Në fillim u përfol të luhej me dyer të mbyllura, por tani kjo rrjedhë e ngjarjeve mund të ndryshojë sërish.