75 Mall Live Search
09:24 / E Mërkurë, 04 Mars 2020 / indeksADMonline

Vjedhin para, cigare e telefona në një pompë derivatesh, në Ferizaj

Një vjedhje e rëndë mbrëmë ka ndodhur në Komunën e Ferizajit, shkruan IndeksOnline.

Dy punëtorë kanë raportuar në polici se mbrëmë, në një pompë derivatesh, janë vjedhur para, cigare dhe dy telefona.

Sipas njoftimit të policisë, dy të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

“Fsh. Gerlicë, Ferizaj 03.03.2020 – 04:45. Dy viktimat meshkuj  kosovarë, kanë raportuar se derisa kanë qenë, duke punuar në pompën e derivateve, dy të dyshuar të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur para të gatshme, cigare dhe dy telefona. Ata janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njofim./IndeksOnline/