75 Mall Live Search
11:01 / E Mërkurë, 04 Mars 2020 / indeksADMonline

Loredana paralajmëron këngën e re, publikohet me këtë datë

Loredana ka qenë tejet aktive me projekte muzikore dhe një të radhës do të sjell edhe këtë të enjte (5 mars).

Reperja e mirënjohur ka ndarë imazhe nga prapaskenat e xhirimeve të videoklipit përmes llogarisë së saj në Instagram.

“Sytë janë dritare për shpirtin !! E enjte 23:59 Nuk ndjehem më si ajo”, ka shkruar Loredana sipër imazheve të publikuara.

Kujtojmë që projekti i saj i fundit “Kein Wort” që  e solli në bashkëpunim me artisten gjermane, Juju.

Ndryshe, Loredana krahas karrierës së suksesshme që po ndërton përtej kufijve shqiptarë, është edhe nënë e përkushtuar e një vajze./Indeksonline/