75 Mall Live Search
11:35 / E Mërkurë, 04 Mars 2020 / indeksADMonline

De Jong, 75 milionëshi që nuk po dhezë te Barcelona

Kur Lionel Messi nuk e ka natën e tij, ende s’ka asnjë shpëtimtar tjetër te Barcelona. Madje, nuk është as 75 milionëshi Frenkie De Jong. Mesfushori holandez erdhi me shumë bujë te skuadra katalonase, por që forma e tij është larg pritshmërive.

Performanca e tij me Ajax gjatë sezonit të kaluar ishte e jashtëzakonshme dhe u duk se Barça gjeti diamantin e mesfushës.

PARTIDO DE LIGA ENTRE EL REAL MADRID Y EL FC BARCELONA

Ishte e qartë se atij do t’i duhej një periudhë adaptimi, por jo se do të zgjaste kaq shumë. Shtatë muaj më vonë, De Jong nuk ngjason me atë të Ajax.

Kjo u pa edhe në El Clasicon e të dielës ku holandezi ishte nën dominimin e mesfushës madrilene dhe se paraqitja e tij ishte tejet e zbehtë, shkruan Indeksonline.

Në pozicionin e tij, ai duhet të shënonte e të asistonte për ta nxjerrur Barcelonën nga kriza në disa ndeshje këtë sezon. Por, Frenkie ka shënuar vetëm dy gola dhe ka bërë 3 asiste nga plot 36 ndeshje të luajtura me Barcelonën.

Arturo Vidal e Arthur Melo kanë statistika më të mira se sa ai, ani pse luajnë në pozicione më defanzive dhe kanë ndeshje më pak të zhvilluara.

U mendua se Valvderde është fajtor për formën e De Jong, por që e njëjta gjë po vazhdon edhe me Setien.

Van Gaal së fundi e ka kritikuar De Jongun duke thënë se nuk po ngjason fare me atë që ishte te Ajax. /Indeksonline/