75 Mall Live Search
16:37 / E Mërkurë, 04 Mars 2020 / indeksADMonline

Trajneri i Dritës nuk dorëzohet edhe pas humbjes: Do të luftojmë për titull

Drita ka pësuar një humbje të rëndë në Suharekë ndaj Ballkanit, 2:0.

Trajneri i gjilanasve u shpreh optimist për rrjedhën e kampionatit.

“Po shohim një kampionat të fortë, ka shumë ndeshje ende. Ne duhet të luftojmë për t’i rikuperuar pikët e humbura”.

“Ka shumë pikë deri në fund dhe pjesa e tretë e kampionatit mund të ndryshojë shumëçka”, deklaroi Nuhiu për “Super Sport Kosova”.

Nuhiu më pas ka folur edhe për ndeshjen e radhës, të cilën skuadra e tij Drita e zhvillon ndaj FC Prishtinës në fundjavë.

“Ne duhet ta harrojmë sa më parë këtë humbje dhe të përgatitemi për ndeshjen e radhës. Ende asgjë nuk ka përfunduar, ishte vetëm një pengesë në rrugëtimin tonë të gjatë drejt objektivave”, përfundoi Nuhiu.