75 Mall Live Search
17:38 / E Mërkurë, 04 Mars 2020 / indeksADMonline

Këshilltari i kryeministrit tregon se çfarë bisedoi Kurti dje me dy ambasadorët amerikanë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti pati dje në bisedë telefonike me ambasadorin amerikan Robert O’Brien si he ambasadorin Richard Grenell.

Ndërsa këshilltari i Kurtit, Erzen Vraniqi tha se gjatë kësaj bisede nuk u tha se Amerika do t’i tërheq trupat ushtarake nga Kosova dhe as që do ta ndalë ndihmën ekonomike për vendin, transmeton Indeksonline.

“Në fund të bisedës, të dyja palët janë pajtuar që ta vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin”, shtoi Vraniqi.

Postimi i plotë:

Gjatë bisedës së djeshme telefonike të Kryeministrit Kurti me Ambasadorin O’Brien dhe Ambasadorin Grenell ata nuk kanë deklaruar se do t’i tërheqin trupat ushtarake amerikane nga Kosova dhe se do ta ndalin në ndonjë fushë ndihmën ekonomike për vendin tonë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosura ta rrisin zhvillimin ekonomik e ta forcojnë sigurinë në rajon. Në fund të bisedës, të dyja palët janë pajtuar që ta vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin.