75 Mall Live Search
08:36 / E Enjte, 05 Mars 2020 / indeksADMonline

Arrestohet Ronaldinho, kapet me pasaporta të falsifikuara

Ronaldinho Gaucho është arrestuar mëngjesin e sotëm në Paraguai me një pasaportë të falsifikuar.

Ai është kapur në hotel dhe gjatë kontrollit i është gjetur pasaporta paraguaiane në gjep, shkruan Indeksonline.

Ylli brazilian është shoqëruar në polici dhe po qëndron i burgosur.

Ronaldinho është momentalisht pa pasaportë braziliane, për shkak të një gjobe të marrë në vitin 2018.  

Ish-ylli i Barcelonës dhe vëllai i tij u dënuan për ndërtim të jashtëligjshëm të një kurthe peshkimi në liqenin Guaiba në vitin 2015 pa licencë të duhur në një zonë të mbrojtur.

Gjykata iu shqiptoi atyre gjobë në vlerë 8.5 milionë dollarë në nëntor të vitit 2018 dhe pasi dështuan ta paguanin atë, Gjykata Supreme e Brazilit vendosi t’ia ndalojë Ronaldinhos largimin nga vendi. /IndeksOnline/