133 zyrtarë policor marrin pjesë në trajnime për parandalimin e dhunës në bazë gjinore

Policia e Kosovës përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se janë duke mbajtur trajnime në kuadër të aktiviteteve vetëdijësuese dhe parandaluese si dhe projektit për ngritjen e kapaciteteve policore në parandalimin e dhunës me bazë gjinore, në mënyrë specifike dukurinë e dhunës në familje.
Siç bëhet e ditur nga ky njoftim pjesëmarrës do të jenë eprorë, mbikëqyrës dhe hetues të njësive të dhunës në familje, shefa të sektorëve etj, me një pjesëmarrje totale prej 133 zyrtarëve nga Policia e Kosovës.
Organizimi i këtij trajnimi është mundësuar me mbështetjen e OSBE-së./IndeksOnline/

