Një javë më parë u dënua për zhvatje, Agim Ademi iu flet për moral futbollisteve të Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka mbajtur edhe stërvitjen e dytë në Wiesbaden në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kundër Rusisë, derisa mbrëmë vashat dardane i ka vizituar presidenti i FFK-së, Agim Ademi.
Ademi guxon të iu jap moral dhe t’iu tregoj si luftohet për fanellë vajzave kosovare para ndeshjes me Rusinë, ndërsa vet para një jave është dënuar me burg efektiv nëntë muaj për zhvatje dhe kanosje.
Duke e mos përfillur rregulloren (ku si i dënuar nuk mund ta mbaj postin e kryetarit), Agim Ademi pa turp iu flet futbollisteve të Kosovës.
E më keq se kjo FFK pranoi që ndeshja Kosovë – Rusi të luhet në teren neutral edhe pse UEFA e ka sqaruar njëherë e mirë situatën.

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian ka thënë që secila kombëtare që ka përballë Dardanët është e detyruar që ndeshjet si mysafir t’i luaj në Kosovë.
Të njëjtën përgjigje e ka dhënë edhe për Moldavinë dhe Greqinë që janë kundërshtarët e Kombëtares A në ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Ndërsa Agim Ademi i është bindur Rusisë që këtë sfidë ta zhvilloj në një teren neutral duke ia bërë qejfet kundërshtarëve të Pavarësisë së Kosovës.
Ndeshja në mes të Kosovës dhe Rusisë, do të zhvillohet të Premten nga ora 18:00 në Wiesbaden të Gjermanisë. /IndeksOnline/