75 Mall Live Search
13:42 / E Enjte, 05 Mars 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Ndeshja e Ligës së Kampionëve luhet pa tifozë për shkak të Koronavirusit

Ndeshja e kthimit e Ligës së Kampionëve në mes të Valencias dhe Atalantës do të luhet me dyer të mbyllura.

Këtë e ka konfirmuar UEFA që ka njoftuar se ndeshja do të luhet pa tifozë për shkak të përhapjes së Koronavirusit në Evropë, e në veçanti në Itali.

Ndeshja nuk do të ketë ndryshim sa i përket datës dhe kohës.

Në ndeshjen e parë që u zhvillua në “San Siro”, Atalanta fitoi me rezultat 4-1. /IndeksOnline/