75 Mall Live Search
15:23 / E Enjte, 05 Mars 2020 / indeksADMonline

KQZ, njofton llapjanët se deri kur dhe si mund të votojnë përmes postës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një video mesazh për votuesit që kryejnë obligimin e tyre qytetarë përmes postës,  “Periudha e votimit përmes postës” për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë, duke dhënë instruksione të sakta se si të votohet, transmeton IndeksOnline.

Qytetarët llapjan do t’i drejtohen kutive të votimit, pasi që i pari i kësaj komune Agim Veliu, tashmë ka marrë detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme.

Kujtojmë se LDK për kandidat për kryetar të kësaj komune e ka propozuar Nexhmi Rudarin, Lëvizja Vetëvendosje do të garojë me Shpejtim Bulliqin, derisa PDK me Naim Fetahun.

Ndërsa zgjedhjet në Podujevë do të mbahen me 15 mars e votimi përmes postës mund të bëhet deri më 13 mars./IndeksOnline/