75 Mall Live Search
16:12 / E Enjte, 05 Mars 2020 / indeksADMonline

Kurti i çon mesazh Thaçit: Ne nuk mund të përballojmë dallimet në politikën e jashtme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur para të pranishmëve në manifestimin qëndror që është mbajtur në kazermën “Adem Jashari”.

Kurti dha edhe mesazh politik, teksa bëri thirrje për tejkalimin e dallimeve politike në politikën e jashtme.

“ Ne nuk mund të përballojmë dallimet në politikën e jashtme, sepse cënon integritetin tonë. Kur nuk pajtohemi dhe gabojmë në politikën e brendshme humbin liderët dhe partië. Kur nuk pajtohemi në politikën e jashtme, humb Kosova. SHBA-të e duan një Kosovë të fortë e të pavarur, që mbron e avancon interesat e saj. FSK mund të ngjajë një fuqi e vogël, por ajo është partnere e denjë e NATO-s dhe SHBA-ve. Jasharajt na mësuan se asgjë nuk mund ta arrijmë pa vetëmohim dhe unitet. Borxhi ndaj tyre shlyhet vetëm me vetëmohim.Unë kërkoj unitet, përkundër dallimeve që kemi”, tha në fund kryeministri Kurti.

Kujtojmë se kryeministri Kurti e ka ftuar dy herë presidentin Thaçi që të takohen për t’u koordinuar për politiken e jashtme, por nuk ka marrë përgjigje./IndeksOnline/