Pranvera në Lipjan çel me 3.000 fidanë, detajet e tenderit

Komuna e Lipjanit ka hapur tender për furnizimin me mallra të cilat janë të nevojshme për mbjelljet pranverë-vjeshtë, shkruan IndeksOnline.
Sipas kontratës furnizimi me fidanë, do të ndahet në dy pjesë, në fillim të stinës së pranverës dhe në fillim të stinës së vjeshtës.
Në njoftim bëhet e ditur se për këtë furnizim, Lipjani do të shpenzojë 3.555.55 euro.
Operatori ekonomik që ka fituar këtë tender është “Sigal Tech SH.P.K”, nga Gjakova, transmeton IndeksOnline.

Në bazë të njoftimit, afati kohor i kryerjes së furnizimeve nis më 20 mars dhe përfundon 7 ditë pas fillimit për mbjelljet pranverore, ndërsa për mbjelljet vjeshtore afati i furnizimit nis më 24 shtator 2020 dhe përfundon më 1 tetor 2020.

“Furnizimi do të bëhet në dy periudha, të gjithë artikujt të përshkruar në pjesën C do të furnizohen në pranverë, përveq artikujve me nr.rendor 2 të cilët do të furnizohen në vjeshtë, dhe nr.rendor 4 do të furnizohet një pjesë prej 1400 kg në pranverë dhe pjesa tjetër prej 1600 kg në vjeshtë, respektivisht deri më 1.10.2020”, thuhet në kontratë./IndeksOnline/
