75 Mall Live Search
11:03 / E Premte, 06 Mars 2020 / indeksADMonline

Policia bastis zyrat e “Telekomit”

Policia e Kosovës ka nisur një aksion në “Telekomin” e Kosovës.

Burimet e IndeksOnlinet kanë thënë se pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë hyrë në zyrat e “Telekomit” për të kryer bastisje.

Bastisjet po kryen në zyrën e burimeve njerëzore dhe në atë të prokurimit.

Nuk dihet ende arsyeja e këtij aksioni, i cili po vazhdon edhe në këto qaste.

IndeksOnline do t’ju mbajë të informuar për rastin.