75 Mall Live Search
14:49 / E Premte, 06 Mars 2020 / indeksADMonline

Dita e Mësuesit – 7 Marsi-ditë përkujtimi dhe reflektimi

Sot, më 7 Mars 2020, mbushen 133 vjet nga dita e themelimit të Mësonjtores së Parë Shqipe të Korçës,ngjarje kjo me rëndesi të posaçme politike e kulturore dhe historike për arsimin kombëtar shqiptar.

Shkolla e parë shqipe u hap me inciativën e një grupi rilindasish dhe me përkrahjen e masave patriotike nga Korça, si dhe atyre të mërgimit me drejtor dhe mësues të parë rilindësin patriot, Pandeli Sotiri.Shkolla e parë shqipe konsiderohet një institucion kombëtar, si nga përmbajtja, po ashtu edhe nga forma, ngase ishte shkolla e parë shqipe laike për nxënës të të gjitha besimeve, gjinive dhe shtresave popullore.

Në atë shkollë ligjeroheshin lëndët: shkrim-këndim, gjuhë shqipe, gramatikë shqipe, histori e Shqipërisë, gjeografi, aritmetikë, dituri natyre, edukatë muzike, etj.

Patriotët shqiptarët kanë bërë përpjekje, dhe kanë arritur, edhe shumë më heret gjatë historisë, hapjen e shkollave shqipe. Kështu më 1632 u hap shkolla shqipe në Kurbin, afër Krujës, me 1638 në Mat, me 1671 në Janjevë, me 1699 në Shkodër e tj.

Kundër shkollës shqipe në fund të shekullit të XIX-të dhe në fillim të shekullit të XX-të ishin ngritur edhe qarqet shoveniste serbo-malazeze, maqedone, kisha greke dhe rrethet shoviniste bullgare, turke, etj. Edhe pse qeveria turke i mbylli shkollat shqipe, mësimi i gjuhës shqipe nuk u ndërpre. Nëpër krahina të ndryshme të Shqipërisë u hapën shkolla të reja ilegale shqipe. Në Kosovë shkollat shqipe punuan në Stubëll të Vitisë, në Janjevë, në Pejë, në Prishtinë, në Prizeren, etj. Ndër personalitetet më të dalluara në përhapjen e mësimit të gjuhës shqipe në Kosovë ishin Hys Popova, Atë Shtjefën Gjeçovi, Hasan Prishtina, Sali Gjuka, Bedri Pejani, Nazim Gafurri, Luigj Gurakuqi, etj. Ndërsa, qeveria turke e legalizoi shkollën shqipe tek pas revolucionit Xhonturk në vitin 1908.

 T’i kthehemi marsit të vitit 1990, kur Serbia hodhi helm në shkollat tona dhe helmoi mbi 7000 nxënës e mësues shqiptarë, pasi disa ditë më parë kishte realizuar segregacionin e plotë të fëmijëve shqiptarë,  për të realizuar formën më perfide të gjenocidit,  helmimin e tyre me helme lufte,  sarin dhe tabun.Në vitin 1991 u shpallën të mbyllura të gjitha shkollat dhe fakultetet shqiptare, Na mbeti vetëm një zgjidhje, organizimi i procesit edukativo-arsimor në shtëpi-shkolla.

Në afat rekord duke iu falenderuar angazhimit të institucioneve të atëhershme legjitime të suspenduara me dhunë, Pleqësisë së Arsimit, Rektoratit të Univerzitetit të Prishtinës,  Entit Pedagogjik të Kosovës, Drejtorive Komunale të Arsimit, Drejtorëve të Shkollave dhe mësimdhënësve të të gjitha niveleve, organizuam një sistem autonom arsimor,  i cili jo vetëm që arriti të ruaj kontinuitetin por prodhoj edhe gjenerata të tëra të suksesëshme,  të cilat arritën të punësohen në të gjitha qendrat regjionale dhe evropiane.

Kështu, deri më 12 qershor të vitit 1999, arsimi i Kosovës edhe pse vepronte nën një trysni dhe terror të rëndëserb, arriti ruajtjen e substancës në të gjitha nivelet e arsimit.

Gjendja aktuale e arsimit në Republikën e Kosovës, 21 vite pas lufte, na obligon që të rikujtojmë këtë historik për cdo ditë që të reflktojmë, bile një ditë të vetme,për cilësinë e sistemin arsimor,12 vite pas shpalljes së Pavarsisë.Jo vetëm rezultatet e testit PISA por edhe të dhënat tjera, dëshmojnë se se një sistem i tillë arsimor, do të shpie në kollapsshoqërinë kosovare në të gjitha fushat.

Pse ndodhi kjo, si u bë që motivimi i mësuesve tanë të jetë kaq i ulët, i pakrahasueshëm me atë të paraluftës. A do të thotë kjo se ne jemi efektiv vetëm kur punojmë nënë trysni, siç jemi mësuar me shekuj. Ku janë shkaqet e mosuksesit. Të shkojmë me radhë:

Në Kosovë sot bashkëjetojnë dy sisteme arsimore krejtësisht antagoniste,

sistemi serb i cili si platformë edukimi ka urrejtjen ndaj popullit shumicë, shtermbërimin e historisë dhe helmimin e fëmijëve me ideologji fashiste. Ky sistem nuk është laik, sepse feja ortodokse është lëndë mësimore e cila ligjerohet në të gjtha nivelet e shkollimit parauniversitar, me mision ekspansionist dhe serbomadh të mbështetur në projektin famëkeq, RASTKO.

Sistemi Kosovar nga ana tjetër nuk është efikas, nuk i motivon të rintë për arsim cilësorë dhe nuk garanton perspektivë për të ardhmën.

Ja disa fakte për të dëshmuar këte:

Sistemi Arsimor në Republikën e Kosovës nuk është gjthëpërfshirës, vetëm 6.2% e fëmijëve të moshës 0-5 vjeçare janë të përfshirë në arsimin parashkollor.

Gati 5% e fëmijëve nuk janë të përfshirë në arsimin fillor dhe të mesm të ulët që është i obliguar me ligj. Ekzistojne probleme serioze me përfshirjen e grupeve të margjinalizuara dhe fëmijëve me nevoja të veçanta.

Afro 14% e fëmijëve nuk janë të përfshirë në arsimin e mesëm të lartë.

Problem në vete është arsimi profesional. Rrjeti i këtyre shkollave nuk është në përputhje me nevojën e tregut të punës. Kurrikuli për shkolla profesionale asnjëherë nuk është aprovuar kurse praktika profesionale në të shumtën e rasteve nuk organizohet si duhet. 21 vite pas lufte nuk janë siguruar tekstet për shkollat profesionale.

Vlerësimi i jashtëm, testi i arritshmërisë dhe i maturës,tregojnë nivel tëulët të njohurive, shkathtësive dhe kompetencave të nxënëve tanë. Analiza e teksteve shkolloreka evidencuar shumë gabime shkencore dhe pabarazi gjinore.Shpresat se Qeveria e Re do të bëjë një lëvizje përpara nuk duken reale. Programi i Qeverisë nuk është aprovuar ende. Arsimi nuk paraqet ndonjë prioritet, sepse është ranguar në vendin e 7 të prioriteteve të partisë fituese.

Arsimin nuk e do askush, kështu vepruan e dhe partnerët e tanishëm të koalicionit sepse për ndryshime në arsim nevojitet kohë, prandaj qeveritarët nuk dëshirojnë që rezultatet të duken pas 5-10 viteve. Atyre iu nevojiten ndryshimet e shpejta, që mund të konvertohen në vota, pra një politikë populiste në luftë për pushtet.

Kur kësaj i shtohet partizimi i skajshëm i institucioneve, punësimet nepotike në të gjitha institucionet arsimore, sidomos në arsimin e lartë, numri i madhë i institucioneve private të arsimit që janë themeluar pa i përmbushur kushtet elementare për licencim dhe akreditim, gjendja bëhet edhe më e rëndë.

Për mësonjëtorën e Korces,vargjet e  Naimi të madh kishin domethanje të jashtëzakonshme,

’’Lumja ti, moj Korçë,

Moj lule

Q’ i le pas shoqet e tua,

Si trimi në ball u sule,

T’ a paqim për jetë hua…!’’

Vargjet e tilla  kanë motivuar breza të tërë gjatë shekujve për të ecur me hapa të mëdhenjë drejtë së ardhmës.

Por në Kosovën e pasluftës, 7 marsi na përkujton këngën Himn,

Sërish vjen Marsi, Sërish vjen Stina, Të rënët dhe të gjallët bëhen tok,  kushtuar Epopesë së Jasharajve. Në rastin tonë,  të gjithë bëhemi tok për të festuar, ndarë ndonjë Mirënjohje, përseritur ndonjë fjalim të mirë, lavdëruar institucionet, krekosjet për arritje të mëdha, në vend që të reflektojmë dhe të krijojmë një front të përbashkët për një starategji dalëse nga qorr-sokaku ku na kanë katandisuar politikëbërësit.

Në këtë ditë të madhe për arsimin shqip shfrytëzoj rastin që të uroj të gjithë mësimdhënësit, sidomos heronjtë e viteve të 90, shumë prej të cilëve nuk jetojnëmë. Kontributi i tyre nuk do të harrohet kurrë.

URIME DHE GËZUAR!

Më 06.03.2020                                                                                 Jonuz Salihaj