75 Mall Live Search
14:56 / E Premte, 06 Mars 2020 / indeksADMonline

Naim Gashi, zgjidhet drejtor i Agjencisë së Akreditimit

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e pestë ka shqyrtuar propozimvendimin për emërimin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kosovare të Akreditimit.

Propozimin e ka bërë ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës, Agim Veliu.

 “Tre kandidatë janë rekomanduar si më të përshtatshëm: Afrim Lokaj, Rifat Morina dhe Naim Gashi, që ka pasur më së shumti pikë nga kompania britanike.

Si kandidat ministri e ka propozuar Naim Gashin, që është miratuar me shumicë të votave në Qeveri të Kosovës, pa asnjë votë kundër dhe abstenim./IndeksOnline/